Publikohet dokumenti sekret: Sali Berisha i tha Bill Klintonit se njihte vetëm autonominë e Kosovës brenda Serbisë

Ishte mesi i viteve ‘90 dhe në Kosovë po përgatitej nga Millosheviçi një nga masakrat më të përgjakshme.

Lajme

14/09/2018 23:06

Është interesant të njihet ky do koment sekret i Shtëpisë së Bardhë i 25 viteve më parë ku bëhet fjalë për qëndrimin e Shqipërisë ndaj statusit të Kosovës.

Bëhet fjalë për një takim të ish-presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

Krerët e Shqipërisë, sikurse tregon dokumenti, kanë qenë tepër konfuzë mbi statusin e Kosovës.

Sali Berisha deklaronte se njihte autonominë e Kosovës brenda Serbisë, ndërsa të tjerët, përfshi edhe kryeministrin Aleksandër Meksi, flisnin për pavarësi të Kosovës.

Në vijim, ja çfarë thuhet në dokumentin e deklasifikuar:

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM)

Serbia:

Shqipëria dhe Serbia janë të përfaqësuar në secilin nga kryeqytetet e tyre nga një i ngarkuar me punë. Çështja e Kosovës dominon marrëdhëniet e Shqipërisë me RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë. Shqipëria është i vetmi vend që njeh “Republikën e Kosovës” deklaruar nga përfaqësuesit e shumicës së shqiptarëve etnikë në këtë ish-krahinë autonome serbe.

Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë ka disa paqartësi në njohjen e saj. Berisha ka deklaruar se Shqipëria e njeh Kosovën si një entitet autonom brenda Serbisë. Të tjerët, përfshi Kryeministrin Meksi, kanë folur për pavarësinë e saj.

>Në gusht, pas risistemimit të disa serbëve të Krajinës në Kosovë, ministri i Jashtëm Serreqi i shkroi Sekretarit të Shtetit duke theksuar se Qeveria e Shqipërisë “nuk do të jetë indiferente dhe nuk do të mbajë një qëndrim pasiv” në rast të një përhapjeje të mundshme të konfliktit në Kosovë.</e

Megjithëse Shqipëria mund të bëjë fare pak për të ndihmuar Kosovën ushtarakisht kundër serbëve, ajo mund të japë armë dhe inkurajim në rast konflikti. Ajo është krejtësisht e papërgatitur për një dyndje të mundshme të qindra mijëra refugjatësh.

Shqipëria ka hapur objektet e saj ushtarake për përdorim nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, ndërsa i frikësohet reprezaljeve të mundshme nga Beogradi për këtë bashkëpunim

FYROM:

Shqipëria dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë marrëdhënie të plota diplomatike.  Marrëdhëniet midis dy vendeve priren të prishen ose të qetësohen në varësi të ngjarjeve që prekin shqiptarët etnikë në Maqedoni.