Publikohen të gjeturat e investimeve kapitale përmes prokurimit publik

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), anëtar i Transparency International, do të mbajë një tryezë diskutimi mbi pasojat ekonomike që dalin nga menaxhimi i dobët i kontratave dhe mungesa e vlerësimit të performancës së operatorëve ekonomikë në prokurimin publik.

Lajme

07/11/2017 07:57

Njëkohësisht, në këtë tryezë KDI do të publikojë të gjeturat nga hulumtimi i tri investimeve kapitale përmes prokurimit publik: Parku i Biznesit në Drenas, dhe dy shkolla fillore të komunës së Ferizajt, “Faik Konica” dhe “Tefik Çanga”.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet rregullatorë të prokurimit, institucionet monitoruese, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe mediave, etj.