Publikohen statistikat, Mozzik u dëgjua mbi 58 milionë herë brenda vitit

Edhe reperi nga Ferizaji, Mozzik ka prezantuar sukseset e arritura për vitin 2018.

ShowBiz

12/12/2018 17:42

Mozzik është njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar i cili tashmë ka sjell të arriturat e tij përgjatë këtij viti, shkruan lajmi.net.

58 milionë herë është i kërkuar në platformat muzikore si Spotify, 4 milionë fansa në 65 shtete, një arritje kjo mjaft e madhe për të.

Mozzik gjatë këtij viti ka publikuar një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh që u pritën tejet mirë nga fansat e tij.

Duke marrë parasysh faktin që estrada shqiptare është më shumë e dëgjuar në Youtube, këto statistika nuk duken keq për reperin. /Lajmi.net/