Publikohen prapaskenat qesharake të dasmës së Ledionit dhe Sara Hoxhës!

Para pak javësh çifti i famshëm shqiptar, Ledion Liço dhe Sara Hoxha i dhanë fund beqarisë.

ShowBiz

19/09/2018 16:19

Ndonëse janë prindër të një djali, ata së fundmi kanë vendosur të organizojnë edhe një ceremoni, shkruan lajmi net.

Si destinacion të dasmës kishin zgjedhur vendin luksoz në Como të Italisë me miqtë dhe familjarët e tyre.

Çifti ka mbajtur të fshehtë martesën, por ka qenë grimieri i Sarës, Patric që ka publikuar disa momente nga dasma. Vajza e Dritan Hoxhës shihej e veshur me fustanin e nusërisë duke shkuar e vetme drejt altarit ku e pret edhe Ledio.

Sara dukej tepër elegante me fustanin e bardhë në krah të bashkëshortit të saj, e që më pas dolën edhe detajet e tjera të dasmës.

Me anë të një video 27 minutëshe, trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha përshkruan momentet interesante qysh nga fillimi i kësaj eksperience.

Ndryshe, Ledioni dhe Sara janë prindër të një djali të quajtur London-Noor. /Lajmi.net/

YouTube player