Publikohen pamjet kur gruaja lufton që të shpëtojë nga përdhunuesi (Video)

Policia ka publikuar pamjet ku shihet se si një grua lufton për ta shpëtuar veten e saj nga një person i cili tentoi ta përdhunonte atë.

Bota

28/06/2016 18:31

Pamjet janë publikuar online nga policia si pjesë e hetimit të tyre, incident ky që ndodhi në Brooklyn të New York-ut, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Gruaja shihet të jetë e veshur me një fustan të bardhë, duke ecur e vetme në rrugë para se ajo të sulmohej nga mbrapa.

Siç shihet në video, i dyshuari tenton të ia largojë nga trupi fustanin. Ajo arrin të godas atë në fytyrë derisa ky i fundit largohet nga skena./lajmi.net