Publikohen pamjet e para të tentim sulmit në qytetin e shenjtë të Mekës (Foto/Video)

Forcat saudite të sigurisë kanë parandaluar një sulm në xhaminë e madhe në qytetin e shenjtë të Mekës gjatë të premtes, raporton televizioni shtetëror Al-Ekhbariya dhe Al Arabiya.

Bota

23/06/2017 22:32

Al Arabiya tha se forcat e sigurisë kanë arritur të gjejnë dy grupe të terroristëve në Mekë, si dhe grupin e tretë në qytetin Jeddah, transmeton Telegrafi.

Terroristët kishin për cak besimtarët që ishin brenda dhe jashtë xhamisë.

Al Arabiya dhe Al-Ekhbariya nuk kanë dhënë detaje tjera lidhur me këtë tentim të dështuar terrorist.

Por, ajo çfarë po habit më shumë njerëzit nga e mbarë bota janë imazhet e ndryshme që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet një re e zezë tymi duke qëndruar mbi qytetin e shenjtë