Publikohen mesazhet që Floriani ia ka dërguar mbrëmë Cristiano Ronaldos

Këngëtari Florian Beqiri njihet si fans i madh i skuadrës së Real Madridit, e cila triumfoi mbrëmë kundër Bayern Munichut.

ShowBiz

26/04/2018 12:02

E gjatë emocioneve të ndeshjes ai i ka shkruar privatisht futbollistit të Los Blancos, Cristiano Ronaldos, shkruan lajmi.net

Floriani atij i ka kërkuar që të shënoj gol kundër bavarezëve e mesazhet i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, por fatkeqësisht nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sa u përket projekteve muzikore Floriani ka katër muaj që nuk ka sjell diçka të re prej suksesit që pati me këngën ‘Fajin ma la’ në duet me Milot Hadangjekajn./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BiACo5FBrJ6/?taken-by=iamfloriani