Publikohen fotografitë e momentit të nënshkrimit të Celinës me skuadrën e re

Bersant Celina do të vazhdojë karrierën te Swansea City.

Sport

30/07/2018 17:46

Sulmuesi i Kosovës do të largohet nga Manchester City, për të nisur një epokë të re në karrierën e tij, te skuadra e Swansea Cityt.

Babai i futbollistit, Edvar Celina, në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të nënshkrimit të kontratës së Bersantit me skuadrën nga Championship.

Pritet që shumë shpejtë lajmi të zyrtarizohet edhe nga dy skuadrat, Manchester City dhe Swansea.

Celina sezonin e kaluar e kaloi në Championship te Ipswich, ku në 35 paraqitje realizoi shtatë herë./Lajmi.net/