Publikohen emrat e disa prej të arrestuarve në Kumanovë

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë arritur të sigurojnë disa nga emrat e të arrestuarve gjatë aksionit të policisë maqedonase kundër grupit të armatosur shqiptarë në Kumanovë.

Lajme

11/05/2015 14:48

Nga emrat e siguruar nga gazeta Koha në Maqedoni, shihet se një pjesë e tyre janë nga Kosova.

Të arrestuarit:

Sami Ukshini – Sokoli, i lindur në Gjakovë (1967), i arrestuari i parë të shtunën në mbrëmje, në ora 22:30 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. 

Nexhmedin Lika nga Tetova

Bajram Elshani nga Suhareka

Alit Sulejmanovski, banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë

Sefer Seferi, banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë

Sevdail Miftari nga Kumanova

Fatmir Reçica, banorë i fshatit Llugagji komuan e Lipjanit, Kosovë

Fejzulla Rushitovski nga Shkupi

Beg Bajra (1979) nga Gjilani

Fadil Fejzullahu,  banor në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë

Lirim Krasniqi (1989) nga Ferizaj

Mirsad Qerimi (1986) nga Prishtina

Valdet Zekaj (1987) nga Kosova

Muharem Fejza (1986) nga Prishtina 

Gazeta Koha merr vesh se, një pjesë e të arrestuarve, të shtunën janë mbajtur në stacionin policor në Karposh dhe në Autokomandë.

Burime të larta policore i kanë thënë gazetës Koha se po vazhdon identifikimi i dy-tre të arrestuarve që etiketohen si krerë të grupit, por që kanë emra të ndryshëm nga ata të vërtetit.

11

aa

aaa

aaaa