PTK, skandal me tenderin për 3G

PTK, përmes procedurës së negociuar, pa publikim të tenderit ka kontaktuar kompaninë “Alaktel Nokia Siemens”, për projektin e 3G-së, në vlerë prej 15 milionë euro.

Lajme

23/03/2014 08:06

Menaxhmenti i Postës dhe Telekomit të Kosovës ka vazhduar me keqpërdorime me tenderë të pa negociuar dhe pa njoftim publik.

Keqpërdorimi i radhës është ai i për projektin 3G-së, në vlerë prej 15 milionë euro, shkruan gazeta “Kosova Sot”.

“Menaxhmeti, përmes procedurës së negociuar, pa publikim të tenderit, i ka dhënë tenderin për projektin e 3G-së kompanisë  “Alaktel Nokia Siemens”, raportojnë burimet e gazetës në fjalë.

Ndërkaq, në Organin Shqyrtues të Prokurorimit kanë thënë se për këtë lëndë kanë marrë ankesë dhe vendimi për këtë çështje do të mirret të hënën ose të martën.