PSY dhe Snoop Dogg lansojnë videoklipin e alkoholizuar të bashkëpunimit ‘Hangover’

Grindje të dehur, shumë gota me pije alkoholike, notim lakuriq në fontana, kalime nëpër karnevale në rrugë, Kung Fu në dhoma biliardoje dhe shumë ritëm nga PSY dhe Snoop Dogg në videon e re.

ShowBiz

09/06/2014 14:13

Këto më lart janë vetëm disa nga çmenduritë e videoklipit ‘Hangover’ nga reperi Snoop Dog dhe koreani PSY, videoklip ky i cili u lansuar edhe në Youtube.

Video dhe kënga kanë ardhur pas një pritjeje relativisht të gjatë, pasi është lajmëruar që në fillim të vitit nga labeli korean i PSY që ata po punojnë me Snoop Dogg për një bashkëpunim.

PSY, siç edhe pritej, nuk  humbet asnjë nga sjelljet e tij të çuditshme dhe është po aq i marrë si zakonisht. Kënga është kombinim i anglishtes dhe gjuhës koreane dhe flet kryesisht për alkoholin dhe dehje.

 Ky projekt i ri vjen vetëm dy javë pasi kënga \’Gangnam Style\’ ka arritur rekordin e 2 milionë shikimeve në Youtube.