Psikologia: Ja si t’i ruajmë fëmijët nga “Balena e Kaltër” (Video)

Para shumë vitesh për prindërit ishte e vështirë ti kishin në shtëpi fëmijët, pasi pothuajse gjithë ditën e kalonin duke luajtur me bashkëmoshatarët, por vitet e fundit kjo situatë po ndryshon tërësisht.

Lajme

15/06/2017 19:45

Tashmë shumë fëmijë preferojnë ta kalojnë kohën të mbyllur në shtëpi duke luajtur lojëra ose eksploruar internetin.

Por, përdorimi i tepërt i internetit po e dëmton psikologjinë e fëmijëve e madje është kthyer në rrezik për jetën e tyre. Loja virtuale e emërtuar “Balena e Kaltër”që u përhap fillimisht në vitin 2016 në Rusi dhe po shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes.

Psikologia Fitore Ajeti është shprehur për Tribuna Channel se forcimi i fëmijëve me lidhjet virtuale ka ndikim negativ psikik dhe i largon nga socializmi me fëmijët e tjerë.

YouTube player