PSG vendos për Marquinhos

E ardhmja e mbrojtësit Marquinhos do të vendoset nga Barcelona. Futbollisti brazilian nuk e ka fshehur dëshirën për t’u transferuar tek gjiganti katalunas, por thotë se topi është tek kampioni francez.

Sport

03/06/2014 14:18

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Marquinhos thotë se do të presë dhe të shohë nëse kampioni francez do ta konsiderojë shitjen e tij, pas spekulimeve se ai mund të përfundojë në Barcelonë.

20 vjeçari, i cili lëvizi drejt Parc des princes verën e kaluar nga Roma për 35 milionë euro, mund t’i bashkohet gjigantit kataluans këtë verë, pas sezonit fantastik në Ligue 1.

PSG e transferoi brazilianin tjetër David Luiz dhe duke e konsideruar faktin se në PSG luan edhe Thiago Silva, Marquinhos mund të largohet në verë.

“Barcelona është ekip i madh. Unë do të pres dhe të shoh se çka do të vendos PSG”, deklaroi futbollisti për TV3.

“Ky interesim më bën të mendoj se kam bërë paraqitje të mira, por më duhet të tregohem ende në shumë gjëra”, përfundoi Marquinhos, i cili ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2018.

Ai ka zhvilluar 32 paraaqitje me ekipin e Laurent Blanc gjatë sezonit të kaluar.