‘PSG vend i gabuar për të rinjët’

Talenti francez, Kingsley Coman ka thënë se nuk është penduar për largimin e tij nga PSG për te Juventusi, gjatë verës, pasi sipas tij skuadra franceze është një vendi gabuar për të rinjët.

Sport

08/09/2014 16:34

18 vjeçari është larguar nga PSG në drejtim të Juventusit gjatë verës, pasi te skuadra franceze ai nuk do arrinte të zhvillonte karierën e tij.

“PSG ka një skuadër të shkëlqyer, por nëse jeni në një moshë të re, atëherë jeni të injoruar”.

“Klubi kërkon rezultate, në Francë dhe në Europë. Mendoj se jam konsideruar si lojtar i mirëi ri, jo si çdo lojtar tjetër”.

“Kur unë kam thënë se dua të largohem, atëherë ata më kanë marrë më seriozisht, mirëpo ishte vonë”, tha Coman për Canal+