PSG tërhiqet nga Di Maria

Angel di Maria nuk do të transferohet në Paris Saint-Germain. Presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se ylli argjentinas është shumë i shtrenjtë.

Sport

07/08/2014 13:50

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka përjashtuar mundësinë e transferimit të yllit të Real Madridit Angel di Maria me arsyetimin se reprezentuesi argjentinas është “shumë i shtrenjtë” për klubin e tij.

Ylli argjentinas spekulohet me largim nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe PSG së bashku me Manchester Unitedin përmenden si klubet që synojnë transferimin e tij.

Mirëpo, kreu i gjigantit nga Ligue 1 ka insistuar se ish futbollisti i Benficas nuk është më në opsion për ta.