PSG s’ka projekt

Carlo Ancelotti u largua nga posti i trajnerit në Paris Saint-Germain për shkak se ndjeu se nuk kishte besimin e plotë të kryesisë, ka thënë strategu i Real Madridit. Ancelotti, i cili udhëhoqi PSG-n drejt titullit në Ligue 1 sezonin e kaluar, u largua nga klubi 18 muaj pas marrjes së detyrës, në kontratë dyvjeçare.…

Sport

17/09/2013 13:14

Carlo Ancelotti u largua nga posti i trajnerit në Paris Saint-Germain për shkak se ndjeu se nuk kishte besimin e plotë të kryesisë, ka thënë strategu i Real Madridit.

Ancelotti, i cili udhëhoqi PSG-n drejt titullit në Ligue 1 sezonin e kaluar, u largua nga klubi 18 muaj pas marrjes së detyrës, në kontratë dyvjeçare.

“Kur zakonisht nënshkruaj një kontratë, shpeshherë shpresoj ta vazhdoj për sa më gjatë që është e mundur”, deklaroi italiani për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

“Kur nënshkrova me PSG, besoja në një projekt. Futbollistë të rinj erdhën, një skuadër ishte duke u ndërtuar edhe pse kjo është diçka që kërkon kohë. Gjashtë muajt e parë ishin të mirë por vitin tjetër, e kuptova se kryesia e kishte ndërruar këndvështrimin. Nuk kishte më projekt, vetëm një ide për rezultate të menjëhershme”, u shpreh ai.