PSG shkel Bastian

Paris Saint-Germain shënoi fitore të thellë në udhëtim te Bastia me rezultat 3:0. Kampioni në fuqi nga Ligue 1 bëri një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit duke fituar me lehtësi ndaj skuadrës që zë mesin e tabelës. Zlatan Ibrahimovic kaloi mysafirët në epërsi herët në minutën e gjashtë, kurse sulmuesi argjentinas Ezequiel Lavezzi e…

Sport

08/03/2014 17:26

Paris Saint-Germain shënoi fitore të thellë në udhëtim te Bastia me rezultat 3:0.

Kampioni në fuqi nga Ligue 1 bëri një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit duke fituar me lehtësi ndaj skuadrës që zë mesin e tabelës.

Zlatan Ibrahimovic kaloi mysafirët në epërsi herët në minutën e gjashtë, kurse sulmuesi argjentinas Ezequiel Lavezzi e dyfishoi avantazhin e PSG’s, me golin e tij në minutën e 19’të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të dyfishtë të mysafirëve, kurse ajo e dyta nuk solli gola deri në minutën e 88’të, kur Lavezzi realizoi sërish, duke e vulosur rezultatin përfundimtar të takimit që e dërgoi PSG’n në kuotën e 67 pikëve, 11 më shumë se Monaco, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.