PSG shet tre super yje në janar (FOTO)

Paris Saint-Germain ka nxjerrë në shitje tre futbollistë të njohur.

Sport

18/09/2017 10:30

Paris Saint-Germain bëhet gati për tri shitje të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit.

“The Sun” shkruan se Angel Di Maria, Julian Draxler dhe Lucas Moura janë në listën e largimeve nga klubi i pasur francez.

Di Maria dhe Draxler kanë zgjuar interesim nga shumë klube të njohura evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Moura po ashtu mund të gjejë angazhim të ri në janar. /Lajmi.net/