PSG rikthen Buffonin

Thomas Tuchel ka paralajmëruar rikthimin e italianit në portën e Paris Saint-Germain.

Sport

22/09/2018 11:55

Gigi Buffon do të kthehet në portën e Paris Saint-Germain për duelin ndaj Guingamp.

Pas mungesës në takimet e fundit, trajneri Thomas Tuchel ka paralajmëruar rikthimin e italianit në portë.

“Gigi do të jetë titullar”, deklaroi Tuchel në konferencën për media, përcjell “lajmi.net”.

“Ai na u nevojit edhe ndaj Liverpoolit”, theksoi trajneri. Buffon është në garë me Alphonse Areola për statusin e titullarit në portën e Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/