PSG – Real Madrid, ky futbollist ishte ‘mbret’ i ndeshjes

Me brazilianin në fushë, mund të vijë edhe e katërta. Ajo që ai bëri në fushën e blertë nuk kishte një emër. Fusha i dukej si të ishte shtëpia e tij.

Sport

07/03/2018 12:04

Shënoi golin që vulosi triumfin dhe u shtri në fushën e lojës. U “rrëzua” për herë të parë në jetë përballë përqafimeve të shokëve të skuadrës.

Madrilenët shijuan një ndeshje perfekte, jo vetëm të skuadrës, por edhe të Casemiros. Në Paris ishte një “mit”. Ishte një përbindësh, i cili deri tani ka fituar tre Champions me Realin.

Me brazilianin në fushë, mund të vijë edhe e katërta. Ajo që ai bëri në fushën e blertë nuk kishte një emër. Fusha i dukej si të ishte shtëpia e tij.

Puna e tij e palodhur bëri që Reali të luante ndeshjen perfekte. Me fat apo me zotësi, shënon sërish dhe konfirmohet lider i heshtur i këtij ekipi, transmeton “Panorama Sport”.

PASIMET– Casemiro kreu 57 pasime gjatë gjithë ndeshjes dhe 56 ishin të sakta për shokët e skuadrës. Kjo do të thotë se saktësia e brazilianit ishte 98%.

Puna me topin ishte e jashtëzakonshme dhe i duhet të bënte rolin e Modriçit dhe të Krosit. Për më tepër, ai bëri 5 ndërhyrje duke fituar 4 dhe fitoi 15 duele në total me kundërshtarin duke rikuperuar topin 11 herë.