PSG nuk dorëzohet për Rabiot, do të mbahen bisedimet finale

Adrien Rabiot është emri më i komentuar në kampin e Paris Saint Germain.

Sport

09/12/2018 10:48

Mesfushori francez po refuzon tash e sa kohë që të nënshkruajë kontratën e re me PSG-në.

Lojtari kërkohet me ngulm nga Juventus, Barcelona dhe skuadra të tjera të futbollit evropian.

Vet ai ka shfaqur dëshirën që të kalojë në “Camp Nou”, megjithatë skuadra e tij nuk po heq dorë nga ai.

“Paris United” shkruan se Rabiot dhe PSG do të takohen për të zhvilluar bisedimet finale rreth të ardhmes së francezit, transmeton lajmi.net.

Një përmirësim në marrëdhëniet Rabiot – Thomas Tuchel do të bënte që lojtari të qëndronte në skuadër, mirëpo kjo ka pak mundësi të ndodh.

Pas shumë raundëve të bisedimeve, kjo do të jetë mundësia e fundit e PSG-së që ta bind lojtarin. /Lajmi.net/