‘PSG në nivel të njëjtë me Barcën e Realin’

Mesfushori i PSG-s, Javier Pastore është i bindur se skuadra e tij është në nivel të njëjtë me gjigantët spanjoll, Barcelonën dhe Real Madridin.

Sport

29/09/2014 12:43

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore ka thënë se skuadra e tij ka kualitete të mjaftueshme për të garuar me Barcelonën dhe Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

“Unë jam i bindur se PSG është në nivel të njëjtë me Barcelonën dhe Real Madridin”, tha Pastore për El Mundo.

“E vetmja mënyrë për të treguar një gjë të tillë është kualifikimi në finale të Ligës së Kampionëve. Ne duhet të bëjmë një hap të vogël, pasi suksesi në Europë është synimi i skuadrës”.

“Sidoqoftë, është e lehtë të flitet, pasi ne duhet që këtë gjë ta tregojmë në fushën e lojës”, përfundoi Pastore.