PSG në garë me Chelsean për yllin e mesfushës

Drejtuesit e PSG kanë marrë parasysh kërkesat e Thomas Tuchel i cili ka kërkuar me doemos një mesfushor gjatë këtij afati kalimtar.

Sport

22/01/2019 23:56

Skuadra franceze është futur në garë me skuadrën e Chelsea, për të siguruar shërbimet e yllit të Argjentinës.

Leandro Paredes është lojtari me agjentin e së cilit kanë biseduar skuadra e Paris Saint Germain, shkruan “Le10sport”, transmeton lajmi.net.

Francezët i kanë propozuar agjentit të lojtarit një kalim të klientit të tij nga Rusia për në Paris.

Paredes do të ishte ndihmesë e madhe për Thomas  Tuchel, pasur parasysh se Verratti është lënduar dhe Rabiot nuk dëshiron të luaj. /Lajmi.net/