PSG merr lajmin e vitit nga ylli i tyre!

Adrien Rabiot ishte shumë afër që të largohej nga PSG-ja në këtë verë.

Sport

21/10/2018 17:02

Adrien Rabiot kishte refuzuar disa herë kontratën e ofruar nga PSG-ja në muajt e kaluar.

Por, sipas ‘Canal+’, mesfushori francez ka vendosur që të qëndroj te parisienët, përcjell “lajmi.net”.

Rabiot tashmë i ka bërë me dije PSG-s se dëshiron ta vazhdoj kontratën, duke e refuzuar interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.

Në garë për transferimin e francezit ishin, Milani, Juventusi, Barcelona, Chelsea dhe Manchester United. /Lajmi.net/