PSG, mega-ofertë për Tevezin

Paris Saint-Germain është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Carlos Tevez.

Sport

04/06/2015 15:57

Carlos Tevez mund të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni. Sipas mediave franceze, Paris Saint-Germain është i interesuar për transferimin e tij.

Madje, kampioni i Ligue 1 është i gatshëm t’i ofrojë pagë prej 12 milionë eurosh në vit në mënyrë që ai t’i bashkohet Zlatan Ibrahimovicit në sulmin e ekipit nga Parc des Princes.

Tevez ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2016, ndërsa së fundmi spekulohet se mund të largohet nga klubi, pas finales në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, të shtunën.