PSG me super transferim nga Milani

PSG është duke e kërkuar një mesfushor ende pa përfunduar ky sezon.

Merkato

12/02/2019 14:38

PSG është duke e kërkuar një zëvendësues për Adrien Rabiotin, pasi do të largohet në fund të këtij sezoni.

Skuadra franceze po tenton ta transferojë mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, përcjell lajmi.net.

Rosonerët do ta marrin Timeoue Bakayokon nga Chelsea, andaj janë të gatshëm ta shesin mesfushorin ivorian.

Milan kërkon 30 milionë euro nga shitja e tij, andaj PSG është e gatshme ta paguajë atë shumë. /Lajmi.net/