PSG me katër mungesa ndaj Chelseas?

Skuadra e PSG-s ka pësuar një goditje të madhe në takimin e sotëm ndaj Caenit, pasi i janë lënduar plotë katër lojtarë para ndeshjes me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

14/02/2015 18:22

Yohan Cabaye, Marquinhos,Serge Aurier dhe Lucas janë lojtarët që u lënduan në takimin e sotëm ndaj skuadrës së Caen.

Kjo është një goditje e madhe për trajnerin e skuadrës franceze, Laurent Blanc i cili është në një presion shumë të madh para ndeshjes të së martës kundër Chelseas.

Përndryshe, PSG sot kishte një epërsi prej dy golave ndaj Caenit, mirëpo në minutat e fundit të takimit pranoi dy gola, duke mos arritur me shumë se një barazim gjatë kësaj përballjeje.