Manchester United? Jo, Mourinho te një ekip tjetër (FOTO)

Paris Saint-Germain ka kontaktuar Jose Mourinhon në lidhje me angazhimin e tij në postin e trajnerit, ka njoftuar “Sky Sports News HQ”.

Sport

19/04/2016 13:33

Jose Mourinho është kontaktuar nga Paris Saint-Germain për angazhimin e tij në postin e trajnerit, ka njoftuar “Sky Sports News HQ”.

Presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi ka shfaqur interesim për emërimin e Mourinhos, menjëherë pas eliminimit nga Manchester City në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, javën e kaluar, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, Mourinho preferon të presë përfundimin e sezonit, derisa kërkohet edhe nga Manchester United.

Por, PSG e ka seriozisht, dhe kërkon ta angazhojë në Parc des Princes.