PSG konfirmon lëndimet e dy yjeve kryesor të skuadrës

PSG ka marrë një lajm aspak të mirë nga ndeshjet ndërkombëtare të kombëtarëve.

Sport

21/11/2018 18:10

Skuadra kampione e Francës në ndeshjet e kombëtareve ky humbur dy yjet kryesor të skuadrës.

Bëhet fjalë për Neymar që ka pësuar një lëndim në fitoren 1:0 të Brazilit ndaj Kamerunit, dhe Kylian Mbappes në fitoren e Francës ndaj Uruguait.

Skuadra e PSG-së përmes një komunikate ka konfirmuar lëndimet e lojtarëve, pa treguar se sa do të mbesin jashtë fushave ata dy.

Ndeshja e radhës e PSG-së në Ligue 1 është ajo në shtëpi ndaj Toulouse./Lajmi.net/