PSG ka një lajm të keq për Real Madridin

PSG me formën aktuale paraqet kërcënim për Real Madridin.

Sport

21/12/2017 07:17

Paris Saint-Germain është duke dërguar sinjale paralajmërimi të forcës për Real Madridin para ballafaqimit të tyre në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze është në formë të shkëlqyeshme dhe ky është një lajm i keq për ekipin e Zinedine Zidane.

Mediat franceze shkruajnë se edhe pse ka kohë deri të duelet e tyre në Ligën e Kampionëve, PSG me formën aktuale paraqet kërcënim për Real Madridin, përcjell “lajmi.net”.

Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe Neymar janë duke u kombinuar mjaft mirë duke shërbyer si kërcënim për “Los Blancos”. /Lajmi.net/