PSG ka një lajm të keq për Real Madridin, arsyeja Neymar – Lajmi.net
PSG ka një lajm të keq për Real Madridin, arsyeja Neymar
Autori: Lajmi.net La LigaSport 7:25, 13 July 2018
PSG ka reaguar për të zbehur mundësinë e transferimit të Neymarit në Real Madrid.

Real Madrid nuk do ta ketë të lehtë transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Ylli brazilian është një prej emrave të përfolur si zëvendësues i mundshëm i Cristiano Ronaldos i cili u largua nga klubi duke u transferuar në Juventus.

Por, “AS” shkruan se klubi i pasur francez ka marrë një vendim për ta heshtur interesimin e “Los Blancos” për blerjen e Neymarit, përcjell “lajmi.net”.

Paris Saint-Germain ka bërë gati ofertë të re financiare për të përmirësuar kushtet në kontratën e Neymarit në Parc des Princes, e vlefshme deri më 2022. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO