PSG ka një lajm të keq për Buffonin

Gianluigi Buffon në situatë të pazakonshme në Paris Saint-Germain.

Sport

11/09/2018 09:41

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel pothuajse ka konfirmuar se Gianluigi Buffon nuk do të jetë titullar i vazhdueshëm në portën e ekipit kampion nga Ligue 1.

Tuchel ka thënë se Alphonse Areola është para Buffonit në garë për këtë pozitë.

“Po, unë e bëj zgjedhjen. Vendimi ende nuk është përfundimtar, ama i kam thënë Alphonses se ai është në pol pozicion për të qenë numri 1”, tha Tuchel për RMC Sports.

“Ai vjen nga akademia. PSG është gjithçka për të. Ai dëshiron ta dëshmojë vetën në klub”, shtoi ai. /Lajmi.net/