PSG ka një lajm të keq për Barcelonën

“L’Equipe” raporton se klubi nga Parc des Princes nuk do ta lejojë largimin e mesfushorit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

21/07/2018 13:47

Adrien Rabiot nuk ka asnjë shans të largohet nga Paris Saint-Germain.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se klubi nga Parc des Princes nuk do ta lejojë largimin e mesfushorit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Rabiot ka zgjuar interesim nga Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Por, PSG nuk do ta konsiderojë shitjen e tij sepse Rabiot konsiderohet si një element i rëndësishëm i ekipit që sezonin e ardhshëm do ta synojë triumfin në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/