“PSG? Jo faleminderit, jam në klubin më të mirë në botë”

.

Sport

18/08/2017 23:51

Nëse tunden Neymarin, parat e PSG-së nuk do të mund t’i ndryshojnë mendjen Marco Asensios.

Talenti spanjoll ka shpërthyer në fund të edicionit që lamë dhe në fillim të këtij sezoni.

21 vjeçari ka mahnitur me paraqitje në ndeshjet finale të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Asensio së fundi ka dhënë një intervistë ku është pyetur edhe nëse do të zgjidhte PSG-në në rast të ndonjë oferte të madhe.

“PSG? Jo faleminderit. Tashmë unë luaj në klubin më të mirë në botë, derisa të jetoj do t’i jem mirënjohës kësaj skuadre që ma dha mundësinë”, ka deklaruar Asensio./Lajmi.net/

YouTube player