PSG ‘ilaçi’ i Bayernit

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Rudi Voller beson se favoriti më i madh për të fituar Ligën e Kampionëve është kundërshtari i tyre, Paris Saint-Germain. Kampioni i Ligue 1, në edicionin e kaluar u eliminua nga Barcelona në çerekfinale të garës kontinentale për klube vetëm për shkak të golaverazhit. Por, ata janë kualifikuar tutje për…

Sport

09/02/2014 19:22

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Rudi Voller beson se favoriti më i madh për të fituar Ligën e Kampionëve është kundërshtari i tyre, Paris Saint-Germain.

Kampioni i Ligue 1, në edicionin e kaluar u eliminua nga Barcelona në çerekfinale të garës kontinentale për klube vetëm për shkak të golaverazhit.

Por, ata janë kualifikuar tutje për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në edicionin e sivjetmë dhe do të ndeshen me Bayer Leverkusenin.

“PSG ka lënë gjurmë edicionin e kaluar, kur luajtëm kundër skuadrave si Barcelona në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ish reprezentuesi gjerman për beIN Sport.

“Parisi është në mesin e favoritëve këtë sezon. Ata janë një prej pesë skuadrave më të mira në Evropë. Mund t’ju them tani se Bayern Munich është skuadra më e mirë në botë por PSG ka mundësi t’i rrëzojë ata këtë vit, dhe mbi të gjitha, në të ardhmen afatgjate”, përfundoi Voller.