PSG ia ‘pa hajrin’ Ronaldos në verë!

PSG ishte në stres të madh gjatë kësaj vere.

Merkato

03/10/2018 14:17

Skuadra franceze ishte në rrezik që ta humbiste Neymarin dhe Mbappen.

PSG kishte marr disa oferta nga klubet e ndryshme evropiane për të dy lojtarët, por që në fund ata qëndruan në ‘Parkun e Princave’.

Parisienët ishin bërë gati që nëse humbasin Neymarin apo Mbappen, ta transferonin Cristiano Ronaldon nga Real Madridi, përcjell “lajmi.net”.

Por, pasi portugezi kaloi te Juventusi, atëherë gjërat për PSG-n u vështirësuan edhe më shumë.

Real Madridi tentonte që t’i merrte Neymarin ose Mbappen, por që në fund madrilenët dështuan në të dy shënjestrat. /Lajmi.net/