PSG ia mësyn Rooneyt

Wayne Rooney nuk duket gjithaq i vendosur të qëndrojë në Manchester United me trajnerin Van Gaal. Për këtë, mediat spekulojnë se sulmuesi anglez mund të përfundojë në Francë, tek Paris Saint Germain.

Sport

04/05/2014 14:47

S’ka qetësi për Wayne Rooney. Sulmuesi anglez shumë lehtë mund të largohet nga Manchester United, pasi aty të arrijë trajneri Louis van Gaal.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, përfaqësuesi anglez mund të përfundojë në Francë gjatë verës, më saktësisht në Paris Saint Germain.

Me trajnerin holandez do të nis një cikël i ri në Old Trafford, kështu që ish futbollisti i Evertonit duket se nuk është pjesë e këtij projekti.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, gjiganti francez është i gatshëm t’i shpenzojë 35 milionë funte për Rooneyn, i cili është njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të Unitedit.

Ai ishte pranë largimit nga ‘Djajtë e Kuq’ pas pensionimit të Sir Alex Ferguson, por në fund u bind të qëndronte në ekipin e David Moyes, në njërin prej sezoneve më dështues në histori të United.