PSG i kthehet Januzajt

Paris Saint-Germain ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Sport

11/04/2015 12:23

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Manchester United.

Pas përfundimit të këtij sezoni, reprezentuesi belg do të kërkojë një skuadër të re ku mund të luajë më shumë pasi nuk aktivizohet me vazhdimësi në ekipin e Louis van Gaal.

Dhe, sipas mediave franceze ai vazhdon të jetë objektiv i kampionit të Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Gjiganti nga Parc des Princes spekulohet se do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e Januzajt, gjatë afatit kalimtar të verës.