PSG i bën ofertë sensacionale Juventusit për Pjanic

Miralem Pjanic vazhdon të jetë cak i shumë skuadrave të mëdha të Evropës.

Sport

22/07/2018 17:40

Mesfushori i Juventusit është kthyer në njërin nga lojtarët më të kërkuar këtë verë.

Pas Manchster Cityt, Barcelonës, është tani Paris Saint Germain që duket më konkrete me ofertën e fundit.

Kampionët e Francës do t’i ofrojnë deri në 30 milionë euro plus Adrien Rabiot Juventusit për boshnjakun.

Pjanic 28 vjeçar, te Juventus është transferuar në vitin 2016 nga Roma./Lajmi.net/