PSG hap bisedimet për transferimin e Simeones

Sipas raporteve më të reja nëpër media, mësojmë se skuadra franceze, PSG, ka hapur bisedimet për të transferuar trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeonen.

Sport

28/12/2014 22:01

El Chiringuito ka raportuar se PSG është duke kërkuar me çdo kusht të bëj transferimin e trajnerit të Atletico Madridit.

Ai shihet si zëvendësues i trajnerit aktual, Laurent Blancit, i cili nuk shihet si trajner i denjë i skuadër miliardere nga Parisi.

Për më shumë, skuadra nga kryeqiteti i Francës nuk ka treguar formë të mirë gjatë këtij sezoni në Ligue 1, pasi radhitet në vendin e dytë në tabelë, pas Marseilles.