PSG gjenë zëvendësuesin e Emery

.

Sport

07/03/2018 17:25

Fati i Unai Emery tashmë është shkruar.

Trajneri spanjoll me 99% të mundësive do të shkarkohet nga stoli i Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.

Edhe pse skuadra pariziene është në rrugë të mbarë për të fituar të tre trofetë e mundshëm në Francë, dështimi në Champions League është i papranueshëm nga ana e presidentit Naser Al-Khelaiffi i cili dëshiron të fitojë me çdo kusht këtë kompeticion.

Për këtë arsye numri 1 i skuadrës franceze në fund të këtij sezoni edhe nëse Emery fiton kampionatin, Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës, do të liçensojë përpara kohe nga detyra trajnerin spanjoll.

Janë 4 alternativat që përfliten për të marrë drejtimin e klubit kryeqytetas sezonin e ardhshëm me shpresën se me njërin prej tyre në stol, parizienët do të triumfojnë edhe në Europë. I pari në listë është Antonio Conte i cili me shumë gjasa do të lërë Chelsea-in në verë, por nuk mbetet pas as trajneri aktual i Juventusit Massimiliano Allegri i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e PSG-së.

Një tjetër emër për stolin është ai i Mauricio Pochettinos por janë të pakta mundësitë që argjentinasi të largohet nga stoli i Tottenham Hotspur.

Ndërkohë në media po përmendet edhe emri i Luis Enriques për të bërë të lumtur brazilianin Neymar i cili ka një raport të shkëlqyer me ish trajnerin e tij te Barcelona.