PSG gëzon Real Madridin me vendimin për Neymarin

Florentino Perez e ka vendosur Neymarin si prioritet në listën e përforcimeve të mundshme te skuadra nga Santiago Bernabeu.

Sport

19/07/2018 09:18

Florentino Perez ka premtuar se Real Madrid do të ketë skuadër të fortë në edicionin e ri, edhe pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventus.

“Mundo Deportivo” raporton se blerja e madhe e “Los Blancos” mund të jetë nga Paris Saint-Germain.

Klubi nga Parc des Princes nuk e konsideron të pazëvendësueshëm sulmuesin Neymar, përcjell “lajmi.net”.

Perez e ka vendosur Neymarin si prioritet në listën e përforcimeve të mundshme te skuadra nga Santiago Bernabeu, së bashku me sulmuesin tjetër të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. /Lajmi.net/