PSG fiton Superkupën e Francës, e demolon në finale Monacon

Paris Saint Germain është fitues i Superkupës së Francës.

Sport

04/08/2018 16:06

Skuadra nga kryeqyteti francez, ka arritur që në finale të mposht me lehtësi skuadrën e Monacos, me rezultat 4:0.

PSG shënoi nga dy gola në secilën pjesë.

Di Maria dhe Nkunku shënuan në pjesën e parë, për të çuar kampionët me epërsi 2:0 në pushimin e pjesës së parë.

PSG shënoi edhe dy gola tjetër në pjesën e dytë, kur shënoi Weah dhe Di Maria, për të cilin ishte goli i dytë në këtë ndeshje./Lajmi.net/