PSG, edhe një lajm i keq pas humbjes nga Barcelona (FOTO)

Paris Saint-Germain ka marrë edhe një lajm të keq pas humbjes nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/03/2017 12:13

Marco Verratti dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

Mesfushori italian është i pakënaqur me dështimin e ekipit për të lënë gjurmë në Ligën e Kampionëve.

PSG u mposht 6:1 dhe rezultat të përgjithshëm 6:5 nga Barcelona duke u eliminuar nga gara.

Andaj, sipas medieve italiane, Verratti do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Ai kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Juventusin dhe Interin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6