PSG e tundon Barcelonën me këtë ofertë për yllin e skuadrës

Pas transferimit të Neymarit një vit më parë, skuadra e PSG-së do të tentojë që Barcelonës këtë verë t’ia rrëmbejë një tjetër yll.

Sport

09/07/2018 16:32

Mundo Deportivo raporton se kampionët e Francës janë të interesuar për Philippe Coutinhon.

Gjithnjë sipas kësaj medie, PSG i ka dërguar ofertë Barcelonës prej 270 milionë euro për Coutinhon, përcjell lajmi.net.

Coutinho në kontratën e tij ka klauzolën e lirimit 400 milionë euro.

Neymar që një vit më parë iu bashkua PSG-së, me Coutinhon janë shokë të ngushtë dhe ai mund të ndikojë në realizimin e këtij transferimi./Lajmi.net/