PSG e obliguar të shesë, nxjerrë në shitje dy super-yje

Në mesin e tyre përmenden yje si Angel Di Maria dhe Javier Pastore.

Sport

14/06/2018 09:52

Paris Saint-Germain është i detyruar të shesë futbollistë deri në 60 milionë euro për të respektuar rregullat e Fair Playt Financiar.

Klubi francez ka filluar të mendojë për emrat e futbollistëve që duhet t’i nxjerrë në shitje, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në mesin e tyre përmenden yje si Angel Di Maria dhe Javier Pastore, raportojnë mediat franceze, përcjell “lajmi.net”.

Di Maria dhe Pastore janë dy futbollistët me interesimin më të madh për blerje te ekipi nga Parc des Princes. /Lajmi.net/