PSG e nis mbarë, Neymar gjen golin në ndeshjen e parë

PSG  e ka nisur me fitore sezonin e ri në Francë.

Sport

12/08/2018 22:53

Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të sezonit 2018/2019, duke e mposhtur Caen në ‘Parkun e Princave’ me rezultat 3:0.

Ishte Neymar që në minutën e 10’ kaloi në epërsi PSG-në.

Andrea Rabiot në minutën e 35’, shënoi për 2:0.

Në minutën e 89’, i talentuari Weah vendosi rezultatin përfundimtar, për 3:0./Lajmi.net/