PSG e gjen zëvendësuesin e Rabiot në Premierligë

PSG është shumë afër transferimit të një lojtari në këtë afat.

Sport

22/01/2019 15:44

PSG ende nuk ka bërë transferimin e parë në këtë afat kalimtar, gjersa ka bërë disa largime.

Skuadra franceze është shumë afër ta transferoj mesfushorin e Evertonit, Idrissa Gueye, përcjell lajmi.net.

PSG është e gatshme t’i paguajë 25 milionë euro për transferimin e mesfushorit nga skuadra angleze.

Parisenët e duan Gueyen si zëvendësues të Adrien Rabiot që po kalon te Bracelona si transferim i lirë. /Lajmi.net/