PSG e do Di Marian huazim

Paris Saint-Germain po mendon për huazimin e Angel Di Marias. Mirëpo, Real Madrid duket më shumë i vendosur ta shesë atë përfundimisht tek gjiganti francez.

Sport

21/07/2014 19:13

Angel Di Maria është një objektiv i qartë i Paris Saint-Germainit. Gjiganti francez e do me çdo kusht futbollistin argjentinas këtë verë.

Mirëpo, duket se Los Blancos janë më shumë të vendosur që ta shesin përfundimisht futbollistin e krahut, sesa ta japin në huazim.

E përditshmja spanjolle AS shkruan se PSG e ka arritur një marrëveshje me futbollistin, i cili do të paguhej 10 milionë euro në vit.

Por, tash mbetet të bindet edhe Reali, i cili synon ta shesë futbollistin për 50 milionë euro, të cilat do t’i shpenzojë për blerjen e James Rodriguez.

Për përfaqësuesin argjentinas, interesim ka shprehur edhe gjiganti anglez, Manchester United.