PSG do ta largojë Mbappen ose Neymarin

Paris Saint Germain ka një prej tresheve më të frikshme të sulmit në Evropë, me Kylian Mbappe, Neymar dhe Edinson Cavani.

Sport

08/12/2018 19:46

Megjithatë, mediet franceze, si ajo “L’Equipe”, shkruajnë se skuadra do ta largojë njërin prej lojtarëve, transmeton lajmi.net.

Një prej shkaqeve që kampionët e Francës mund ta shpërbëjnë këtë treshe të sulmit mund të jetë Fair Play Financiarë.

Nga PSG kanë thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre spekulimeve të medieve.

Ata madje kanë thënë se “L’Equipe” është një medium që disinformon. /Lajmi.net/